Tuesday, October 9, 2012

Truproja i “Messit” hajn i bankave!


I gjatë 195 centimetra dhe me peshë prej 120 kilogramësh, Daniel Rojo është një emër i panjohur për publikun.
Megjithatë, shtypi spanjoll publikoi të martën rrëfimin e njeriut që në jetën e tij pretendon se ka vjedhur mbi 500 banka, ka qenë në burg për disa vjet, drogohej në mënyrë të përditshme dhe që si rrjedhojë e stilit të shfrenuar të jetesës, u sëmur edhe me HIV-Aids, përpara se të shndërrohej në një truproje të Messit dhe Barcelonës.
“Tek Barcelona nisa të punoja në vitin 2006, kur trajner ishte Rijkaard. Klubi më dërgonte për të marrë futbollistët që deheshin nëpër diskoteka dhe nuk ishin në gjendje të drejtonin makinën”, rrëfen Rojo, i cili prej pak vitesh është zhvendosur në qytetin e Saragozës, ku ka ndërmend të jetojë në qetësi vitet e jetës që i mbeten.
“Një herë, në një prej zonave VIP të një klubi, gjeta një futbollist që po shkonte me dy motra njëkohësisht. Më thanë se e kishin fotografuar, kështu që u detyrova të rikuperoja ato foto. Pastaj, një ditë më thanë të merresha me Messin dhe kjo ishte e pabesueshme për mua. Leo ishte një njeri shumë i thjeshtë, ulej përkrah meje dhe dëshironte të dëgjonte për jetën time. Fundja, nga ana e tij nuk kishte shumë për të treguar. Jeta e tij janë vetëm ndeshje dhe stërvitje. Jetën e vërtetë, po fillon ta kuptojë vetëm së fundmi”, deklaroi Rojo (i pari nga e djathta).

No comments:

Post a Comment