Friday, October 12, 2012

Itali, Shqiptari Kap Skedinën 100 Mijë € !


Një emigrant shqiptar në Itali ka arritur të gjejë rezultatin e saktë të 15 ndeshjeve të futbollit, duke fituar një shumë prej 100 mijë eurosh,
me një skedinë 100 euroshe.
Sipas mediave italiane, kjo është fitorja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në rajonin e Emilias, në Itali.Ngjarja ka ndodhur në Montesilvano, ku shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vendosi një skedinë në agjencinë Eurobet, ku renditi 15 ndeshje nga kampionate të ndryshme të Europës, duke goditur në shenjë për rezultatin e secilës ndeshje.
“Kur vendosi skedinën, shqiptari më tha qartë se nëse do të fitonte do të blinte një shtëpi në vendlindjen e tij”- deklaroi punonjësi i agjencisë. 

1 comment: