Antonio, rreth 7 vjec, mundohet te gjeje paqe dhe njekohesisht te bashkejetoje me dhuntine e tij, teksa shfaqet ne episodin e fundit te nje reality-show te quajtur TLC’s Long Island Medium.
Mamja e tij Sandy tha ne emision se djali i saj ka aftesine te shohe shpirtra, ashtu si vete ajo. “Eshte nje dhurate nga Zoti. Por une jam e shqetesuar”.
Ajo shtoi me pas: “Ai shikon me teper gjysherit e mi, te cilet i sheh rreth e rrotull dhe flet me ta. Ai arrin te pershkruaje cfare ata po bejne, madje edhe personalitetet e tyre. Eshte nje mori ndjenjash te perzjera sepse nga njera ane nuk dua qe im bir te vihet ne loje nga shoket e tij apo nga te rriturit, sepse ata jane teper paragjykues me te.”
Por Antonio nga ana e tij nuk duket shume i shqetesuar nga dhuntia e tij. “Une dua te behem nje futbollist profesionist ose lojtar bejzbolli”, tha femija.
Zonja Caputo, e ema e djaloshit, e pershkruan veten e saj si nje mama tipike nga Long Island, e cila pretendon se edhe vete merret me mediumet apo spiritualizmin dhe mund te komunikoje me te vdekurit. Episodi fokusohet me te emen e Antonios e cila drejton nje takim, privat dhe me pas ne grup, spiritualizmi. Grupi eshte i perbere nga skeptike te procedures por dhe besimtare te saj.
Burri i saj, Larry dhe dy femijet, kane mesuar te jetojne me dhuntine e saj, por kjo duket qe nuk eshte e lehte, sidomos kur mesazhe nga te vdekurit spontanisht nderpresin darken, viziten tek dentisti apo berjen e pazarit.
No comments:
Post a Comment