Nuk mund të ketë gjë më të trishtueshme për një grua, sesa të mësojë që burri i saj, qenka i martuar edhe me një tjetër në të njëjtën kohë… teksa është duke parë faqen e tij personale të Facebook.
E kjo i ka ndodhur në fakt një gruaje në Uashington, e cila e ka mësuar lajmin e trishtë ndërsa ishte duke parë fotot e të shoqit të saj, 42-vjeçar, Alan O’Neill.
Kur ç’të shohë? Mes tyre, ai shfaqet me gruan e tij të dytë, duke prerë madje tortën e tyre të dasmës.
Sakaq, gruaja e parë, duket se është paraqitur mjaft e alarmuar, pasi nuk ka pritur fare dhe menjëherë ka lajmëruar autoritetet, të cilat e kanë akuzuar tashmë burrin e saj për bigami.
Tashmë, ai është dënuar me një vit prove, për martesë të dyfishtë, një akt i palejuar ky ligjërisht në SHBA.
Ndërsa ka shpjeguar se e kishte lënë divorcin nga gruaja e tij të parë në duart e një fqinji që kurrë nuk ia paraqiti dokumentet.
No comments:
Post a Comment