Monday, October 8, 2012

SHIKONI TE VERTETAT MBI VALI CORLEONE

Vali Corleone nuk është ai që ju mendoni se është!
Edhe pse ju lë përshtypje se është një mafioz i cili i ka krijuar paratë në mënyrë jo të ndershme, e vërteta është ndryshe. Emri i tij i vërtetë është Valdrin, familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan. Familja e tij është e njohur për biznesin e metrazheve dhe sixhadeve.
Firma mban emrin “Nota Center” shkurtimi i emrit Labinota e cila është motra e Valit. Vali është djali i vogël në familje dhe njihet në qytet si një djal çapkën dhe që bën çfarë i do qejfi. Megjithatë jetën luksoze e bën e gjithë familja e cila gjithashtu është e mbrojtur nga roje private.
Gjilanasi Valentino Corleone ishte i ftuar në emisionin e famshme “Zonë e Lirë”, në të cilin ai foli për jetën e tij private dhe bëri të ditur të gjithëve se kush ishte ai. Madje ai edhe nuk hezitoi që disa herë të tregojë publikisht se të gjithë ata e quajnë King. Pas këtij emisioni Vali u popullarizua dhe s’ka mbetur asnjë njeri i cili nuk e njeh këtë personazh.

No comments:

Post a Comment