Tuesday, October 9, 2012

10 Njerëzit Më Të Famshëm Në Facebook

Luftë e paparë në rrjetin më të famshëm social, Facebook mes personazheve VIP dhe garës se kush ka më shumë fansa.E pra, Rihanna e ka kaluar Eminem dhe tashmë është ajo, më e pëlqyera në Facebook. Në këtë moment, këngëtarja ka 61.564.736 fansa, ndërsa Eminem qëndron në shifrën 61.217.673, sipas studimit të Starcount, që ka numëruar të dhënat e popullaritetit në Facebook.Eminem kryesoi rrjetin social që kur tejkaloi Lady Gaga dhe Michael Jackson në Shkurt 2011. Michael Jackson ishte më popullor që nga vdekja e tij në vitin 2009.Popullariteti në rrjetin social i Rihanna është rritur gjatë viteve të fundit, ajo kaloi Lady Gaga në Facebook korrikun e kaluar. Më pak se dy vjet më parë, Eminem ka pasur pesë milionë më shumë adhurues se Rihanna, por hendeku u mbyll shpejt falë pastrimit të llogarive të rreme nga Facebook, deklaroi Starcount.Këngëtarja po ashtu dominon në rrjetet e tjera sociale, duke përfshirë YouTube, ku ajo është në vendin e dytë pas Justin Bieber dhe në Twitter, ku zë vendin e katërt pas Lady Gaga, Justin Bieber dhe Katy Perry.Starcount ka renditur Rihanna si yllin e tretë më popullor në botë në mediat sociale pas Lady Gaga dhe Justin Bieber, por shton se bazuar në rritjet aktuale, “Së shpejti mund të kemi një mbretëreshë të re të mediave sociale.”

No comments:

Post a Comment