Dhuna brenda familjes po merr përmasa të frikshme. Bashkëshortët që keqtrajtojnë gratë e tyre nuk i tremben as ligjit. Jo pak herë ka përfunduar në tragjedi dhuna në të tilla kushte.
Vetëm ditën e djeshme janë plotësuar dy kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme për dy shtetase në rrethin e Pogradecit.
Bëhet fjalë për shtetasen S.K. 35 vjeçe, banuese ne fshatin Guras-Pogradec, sepse ish/bashkëshorti i saj 43 vjeçar, për motive pronësie (jetojnë ne një banese), ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj.
Por mbrojtje të menjëhershme ka kërkuar edhe shtetasja M.M 35 vjeçe, banuese në fshatin Verdovë – Pogradec, sepse bashkëshorti i saj 38 vjeçar, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj, pasi këta shtetas janë ne proces divorci.
No comments:
Post a Comment